Flash News

Ditari i Opozitës

“Me aq miliardë euro do bëhej rrugë Tiranë-Londër”, Meta: Në Elbasan mbizotërojnë bandat

“Me aq miliardë euro do bëhej rrugë

Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë së Lirinë në Elbasan, ku pranë tij ishte i pranishëm dhe kandidati i PD-së për bashkinë e këtij qyteti, Luçiano Boçi.

Kryetari i PL u ndal tek disa problematika të Elbasanit, më saktë tek bandat kriminale. Gjithashtu Ilir Meta bëri një krahasim të buxhetit të Shqipërisë me atë të Kosovës, ku citoi se është gati dyfishi, por përfitimet për qytetarët janë më të ulta.

"Elbasani ndodhet e parafundit kushtet e jetesës, varfërinë. Elbasani që është 20 minuta larg Tiranës, për shkak të tunelit të ndërtuar nga i madhërishmi Sali Berisha. Këtu mbizotërojnë bandat që i mbështet qeveria e krimit. 75 mln euro ishte për t’u bërë rruga e Arbrit."

"Ka vajtur 350 mln euro dhe nuk ka sy për të mbaruar ajo. Atje po vriten njerëz në aksidente dhe probleme. Nuk po përmend rrugë të tjera. Aq miliardë euro sa janë marrë borxhe, do ishin bërë rrugë nga Tirana në Londër."

"Ja ku jemi. Nuk do krahasohemi as me Britaninë dhe Austrinë. Kemi Kosovën, shumica e qytetarëve janë shqiptarë. Buxheti ynë për 2021, 4.9 mld euro, i tyre 2.5 mld. Ndihmë ekonomike në Shqipëri, një familje ka përfituar 58 euro në muaj, ndërsa në Kosovë ka marrë 100-120 euro në muaj. Niveli mesatar i pensioneve në Kosovë është 300 euro. Ndërsa në zonat rurale në Shqipëri është 79 euro. Fitorja e padiskutueshme."

 

 

Të fundit