Flash News

Ditari i Opozitës

“Më përjashtuan për një pajisje që mban telefonin”, Këlliçi: Rama e bën që të mos ketë opozitë

“Më përjashtuan për një pajisje që mban

Komisioni i  Etikës vendosi të përjashtonte 4 deputetë të Partisë Demokratike, bazuar në ngjarjet që ndodhën në seancën e fundit parlamentare. Në lidhje me këtë gjë ka folur Belind Këlliçi, i cili u përjashtua për 5 ditë.

Në një prononcim për mediat ai tha se është përjashtuar për futjen e një pajisjeje për mbajtjen e telefonit.

"Pretendohet nga komisioni i etikës që kam futur këtë pajisje, që është një pajisje për të mbajtur telefonin. Blihet në çdo dyqan. E kam gjetur brenda sallës së Parlamentit. Më thonë se kam futur këtë pajisje, pretendojnë se e kanë parë me video. Të më tregojnë se çfarë të keqe i bën shëndetit të Ramës kjo pajisje. AKuzohem se kam bllokuar foltoren, ndërkohë që kryetarja e Parlamentit thoshte se nuk funksiononte mikrofoni i foltores. Kjo bëhet që Edi Rama të vijë në Parlament dhe të mos ketë opozitë aty. Do apo jo Lindita Nikolla, kësaj afere do i shkohet deri në fund. Unë si i ri mbi të gjitha, do qëndroj fort.", u shpreh Këlliçi.

Të fundit