Flash News
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
Panik në pushtet? Rama sulmon protestuesit që kërkojnë largimin e tij: Budallenj, mendje të cekëta
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
“Merren vendime për ndëshkimin e deputetëve”, Gjekmarkaj: Kuvendi është kthyer në Gjykatë

Përjashtimi i deputetëve të Partisë Demokratike në seancat e fundit parlamentare ka nxitur debat në Kuvendin e Shqipërisë. Në lidhje me këtë gjë ka folur dhe Agron Gjekmarkaj.
Gjatë seancës parlamentare, deputeti demokrat u shpreh se Kuvendi është kthyer në gjykatë ku merren vendime sesi të ndëshkohet opozita për qëndrimet dhe fjalët.
“Në mos shaka, paradoks ngjan. Kuvendi ynë është kthyer në gjykatë i cili ngre pretenca dhe merr vendime sesi deputet e opozites të ndeshkohen masivisht për qendrimet dhe fjalet. Precedenti i gjykimit ketu brenda per atë që thuhet jashtë është shumë i rëndë. Deri tani janë ndeshkuar 25 deputetë."
"Ata po kërkojnë një gjë të thjeshtë përtej formës që detyrohen të përdorin-ardhjen e Kryeministrit në sallë per debat per një ceshtje sensitive si ajo që tani ka emrin Mgonigal. Ne mbase nuk e duam njëri tjetrin, po nuk e zgjidhem ne njëri-tjetrin, kontrata me kushtetuten na detyron ta pranojme njëri tjetrin” – tha ndër të tjera Gjekmarkaj.
Fjalimi i plotë në Kuvend:
Një nga gjërat që na ka mbajtur larg nga Europa pos pushtimit të gjatë otoman në kohet moderne është fakti që sistemi politik që na u imponua nuk pranonte opozitën dhe opozitarizmin. Sapo në këtë vend lindi opozita dhe filloi opozitarizmi në të njëjten kohë nisi përpjekja për shtet të se drejtës, për integrim, për mendësi, kulturë, standarde, sjellje dhe ligje europiane.
Kjo aulë në vetvete është dëshmia e realitetit të shndërruar në iluzion dhe të iluzionit që mbetet realitet. Më shumë se kudo tjetër këtu është folur për Europën dhe lidhjen jetike të vendit tonë me të. Fjala “integrim” është më e përdorura në këto 32 vite liri, më e keqpërdorura njëkohësisht, më e dashura dhe me nazikja.
Të gjithë mundohemi të flirtojmë me të.
Ajo ka mbetur ashtu si në antikitet e një bukurie magjepse e të pakapshme që na fton si Zeusin të transformohemi në dema të bardhë për ta joshur. Por ëndja jonë e bind atë ngadalë , segmete segmente, aq sa na krijon perceptimin qe kemi të bëjme me një vije horizonti që sa më shumë i afrohemi po aq ajo na largohet.
Ajo na dukej më afër kur në tokën tonë vinte Papa Gjon Pali, Presidenti Bush, Papa Françesku, Sekretaret Clinton e Kerry, Kancelarja Merkel apo të gjithë lideret e Europes kryesuar nga Sholz, Makron , Meloni etj së bashku në një samit por ënde shumë larg kur mbetemi ketu vetem me njëri-tjetrin.
Atyre me garë frenetike rendim tu demostrojmë gjithçka perendimore ruajtem neper shekuj , kode zakonore, ungjij, xhubleta , epos, fustanella, polifoni, gjuhe, beteja per civilizimin, papë, heronj , shenjtorë e shkrimtare dhe sapo ata ikin kthehemi tek fatalitetet, krusmat , perqafimet e hidhura, mentalitetet apo flama që na mbajti larg saj ku hilja i ze vendi rregullit, ku uni sakrifikon të të tëren, ku autoritarizmi perze tolerancen, ku interesi mund të ardhmen.
Në emër të Europës dhe integrimit në të, kemi akuzuar njëri tjetrin në menyrë shfarosëse, të eger aspak europiane. Në Kryeqytetet e kontinentit Opozita dhe Pushteti janë kundershtarë që ndahen për ide dhe programe pa e thyer një konteks etik, atë lubrifikant human që frymëzon sistemin demokratik!
Ne jemi mësuar me gjithë progresin e bërë nga firmosja e marërveshjes së asocim stabilizimit, nga statusi kantidat, nga çelja e negociatave për antarësim çfarë s’kemi parë, degjuar e pertypur. Pushteti gjithmonë ka marrë e merr çdo meritë dhe kemi pranuar që opozita të zhvishet prej tyre.
Kemi parë sipas vizioneve danteske, sesi ëngjujt me aurë rrezatuese mbi kaptinë mbreterojnë në qiell dhe djajtë rrinë poshtë me këmbë në akull, sesi rrekeja e fjalve pa mbarim pa fisnikerinë Don Kishoteske ndan të miren dhe të keqen, sesi zelli i pakufi prej jagove poziciononte europianet perkundrejt anadollakve, sesi të etur jemi si udhetaret e shkretetires në pervetesim meritash dhe të pameshirshem si piratet në zhveshjen e tjetrit nga çdo begenisje a stoli virtyti.
Po, kundershtari kudo duhet mundur po nuk duhet të shnjerzohet, nuk duhet të ndyhet, nuk duhet të denohet nga gjykatat edhe kur kryen nje sherbese publike. Sot në këtë pikë të rendit të dites flitet per rrolin e Kuvendit në procesin e integrimit europian.
Në mos shaka, paradoks ngjan. Kuvendi ynë është kthyer në gjykatë i cili ngre pretenca dhe merr vendime sesi deputet e opozites të ndeshkohen masivisht për qendrimet dhe fjalet. Precedenti i gjykimit ketu brenda per atë që thuhet jashtë është shumë i rëndë. Deri tani janë ndeshkuar 25 deputetë.
Ata po kerkojnë një gjë të thjeshtë pertej formes që detyrohen të perdorin-ardhjen e Kryeministrit në sallë per debat per një ceshtje sensitive si ajo që tani ka emrin Mgonigal. Ne mbase nuk e duam njëri tjetrin, po nuk e zgjidhem ne njëri-tjetrin, kontrata me kushtetuten na detyron ta pranojme njëri tjetrin.
Ndoshta edhe në grupin e PD ka nga ata që nuk me duan mua dhe unë ndonjë prej nesh, po kjo nuk është më çeshtje deshirash, i bie të jetë çeshtje këndveshtrimi emocional dhe ineresi vetjak.
Ne jemi perfaqesues per të cilet kanë votuar shqiptaret. Secili ketu sepaku duhet të respektohet si deputet. Nuk mund të sillet ketu askush si mesues i dobet që kur nuk i pelqen pyetja e nxenesit e nxjerr atë jashtë.
Nëse mazhoranca nuk zbaton rregullat kushtetuese ska pse i kerkon ato tek opozita se edhe sikur ajo ti zbatonte, njenshmeria e permbys barkën. Ky është një mekanizem që njëra pjesë kushtezon tjetren.
Une sdi di ti bie bilbilit as nuk kam ndermend të mesoj po kur mohohet një e drejte themelore është themelore ta mbrosh atë pertej instrumentit që perdoret. Ligjet, rregullat jane shkruar që Kuvendi të ekzistoje si salle perballjeje që njerzit të mos perplasen në rrugë, që konflikti të mos konturojë fizionominë e shoqërisë që dhuna e një individi apo grupi të mos prevalojë mbi atë të ligjit!
Në këtë kontekst Kryeministi dhe askush këtu nuk mund të zgjedhe opoziten që deshiron dhe as Opozita Kryeministrin e mazhorancen që do , po ky dhe kjo e e fundit ka detyrim kushtetues te perfillë parlamentin, ta respektojë atë , qeveria gjithaaq në menyrë që debati të konsumohet në brendi dhe formë në kufij demokratik e jo anarkik.
Nuk mund të flitet për proces integrues nese nuk pranohet opozita si njesi institucionale e si realitet shoqeror. Mbase duhet rikujtuar fakti që opozita nuk janë vetem 63 perfaqesuesit e saj në sallë po mbi 730 mije votuesit e saj dhe familjet e tyre, pra gjysma e Shqiperisë.
Kjo vetëdije duhet t’ju udheheqe në çdo vendim të nderuar kolegë të mazhorances dhe jo gara e brendshme e juaj se kush duhet të duket më rradikal, më trim, me besnik dhe më i vendosur për të hedhur në erë çdo urë bashkëpunimi e njerzie.
Kesisoj karriera jua mund të marrë për mbarë po gjendja psikologjike e Shqiperisë merr mrapsht, ajo bëhet depresive. Në token e urrejtjes dhe armiqësë së vazhdueshme rriten heshta dhe hunj. Asnjë themel stabiliteti nuk hidhet në të.
Në kohet që po na bie per hise të jemi pranë politikes pa e bërë atë, se sfida e violences i ka zënë vendin arsyet duhet te meditoni mbi një fakt dramatik që shqiptaret po shkojnë nepermjet emigracionit të integrohen në Europë pasi po prekin deshtimin për ta ndertuar Europen ketu.
Secili e di që sa më shumë Europë ketu do të thotë më pak sundim, më pak arrogancë, me pak idiotesi, më pak korrupsion dhe mazokizem politik, por bashkëqytetaret tanë janë në të drejten e tyre të kenë njesi matese jeten e tyre e cila nuk mbushet me fjalë.
Ky Parlament ka miratuar shume ligje europiane nder vite por ligjet që do duhej të rregullojnë jeten shoqerore nuk ja kanë dalë të rregullojë ligjbëresit që të ndihen europianë , që të sillen si të tillë ! Nuk mjaftojnë ligjet për tu ndjere europianë duhet diçka më shumë.
Shpesh ne kemi bindjen qe jua hedhim europianve, i rrejme paq, u shesim mend !
Nuk e ndaj sak në ky është superioritet apo inferioritet por perfundimi është që ata nuk na besojnë, nuk na konsiderojnë, nuk na marrin seriozisht dhe na lënë ketu në nahine tonë, duke i uleritur e vershellyer njeri tjetrit pikerisht në Kuvendin e Republikes si pasqyra më perfekte e deshtimeve tona.
Kuvendi fillon e permbush misionin e vet edhe integrues atehere kur pranon opoziten, te drejten e saj dhe heq dori nga koncepti i unifikimit të partise pushtet me shtetin.
Në një shoqeri demokratike pushteti nuk ështe hierarki klerikale që godet vesin në emer të virtytit por pjese e sistemit etikisht e barabarte me opoziten dhe si e tille gjykohet nga votuesit, elektorati, shoqeria opinioni apo drejtesia.
Interpretimet e tjera qofte per pushtetin apo opoziten jane justifikim per evazionet e karaktereve te cilet do te mbijetojne persakohë shoqeria i toleron, ndoshta gjate.
Të fundit
Koçeku braktis PS-në, plas revolta: Dorëzo mandatin, në Kuvend hyre me votat e PS-së
15 Qershor 2026, 12:18
Deri në mars 2026, Veliaj dhe i vëllai kanë paguar 430 mijë dollarë për lobim
15 Qershor 2026, 12:05
Sherr brenda kafazit të xhamit, të pandehurit dhunojnë njëri-tjetrin në GJKKO
15 Qershor 2026, 11:50
Vala e të nxehtit vjen në Shqipëri, temperaturat deri në 40 gradë
15 Qershor 2026, 11:35
Video/ "Kushner nuk po negocion, po arrin një m*t”, Rama humb toruan me gazetaren amerikane
15 Qershor 2026, 11:16
Digjet banesa, katër vëllezër humbin jetën nga zjarri në Greqi
15 Qershor 2026, 10:32
Merrte pagesa për aplikime dhe studime jashtë vendit, administratori përballet me gjykatën
15 Qershor 2026, 10:25
Vrasja në Mirditë, viktima i kishte shpëtuar një atentati tre muaj më parë
15 Qershor 2026, 10:07
16 ditë protestë/ Pollo: Asnjë përpjekje për dialog, pse nuk reagojnë institucionet?
15 Qershor 2026, 10:01
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor 2026, 09:37
Vritet me armë zjarri një person në Mirditë, identifikohet viktima
15 Qershor 2026, 08:54
Këmbimi valutor 15 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro
15 Qershor 2026, 08:41
Temperaturat maksimalet arrijnë në 30°C, parashikimi i motit për sot
15 Qershor 2026, 07:57
Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin
15 Qershor 2026, 07:35
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Qershor 2026, 07:00
Gjermania e nis vrullshëm Kupën e Botës 2026, mund 7-1 debutuesit e Kurasaos
14 Qershor 2026, 21:53
Mbyllet protesta, nis marshimi në rrugët e Tiranës: Revolucion! Rama largohu!
14 Qershor 2026, 21:40
Persona të maskuar filmojnë turmën, qytetarët i evidentojnë me lazer
14 Qershor 2026, 21:18
Botëror 2026/ Turqia humbi, por fitoi famë tifozi “horror” që po bën xhiron e botës
14 Qershor 2026, 20:51
Forma e pazakontë e protestës në Holandë, shqiptarët në Hagë me këngë polifonike
14 Qershor 2026, 19:36
Sheshi “Skënderbej” mbushet plot, nis marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë
14 Qershor 2026, 18:46
Pushteti i korrupsionit dhe propagandës po shembet e mbi të Shqipëria reale po ngrihet
14 Qershor 2026, 18:24
Gjyqtarët e Botërorit 2026 me paga rekord
14 Qershor 2026, 17:59
“Rama ik” jehonë në Mynih, diaspora shqiptare në protestë në Gjermani
14 Qershor 2026, 17:38
Media gjermane ZDF jehonë protestave në Tiranë: Rritet presioni ndaj qeverisë Rama
14 Qershor 2026, 17:14
Arrestohen 5 serbë për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia zbardhin detajet
14 Qershor 2026, 16:46
Reagim nga Brukseli për protestat në Shqipëri, PDE: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve
14 Qershor 2026, 16:24
“Rama ik”, shqiptarët e Gjermanisë protestë në Berlin kundër qeverisë
14 Qershor 2026, 15:38
Botërori 2026/ Gjermania dhe Holanda zbresin sot në fushë
14 Qershor 2026, 15:20
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor 2026, 15:01
Tragjedi në Prizren, 27-vjeçari vritet me thikë pas sherrit mes kushërinjve
14 Qershor 2026, 14:41
Haiti – Skocia, një ndeshje që riktheu magjinë e futbollit
14 Qershor 2026, 14:18
Shqipëria jashtë fushës, por në lojën e milionave të Botërorit
14 Qershor 2026, 13:58
Berisha - Ramës: Jep dorëheqjen, protestat nuk do të ndalen
14 Qershor 2026, 13:25
Marrëveshja për t’i dhënë fund luftës Iran-SHBA shumë afër
14 Qershor 2026, 12:58
Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës
14 Qershor 2026, 12:51
Barazimi në debutim, Ancelotti: Kupa nuk fitohet në ndeshjen e parë
14 Qershor 2026, 12:30
Përplasen dy mjete në aksin Pogradec–Lin, humb jetën një pasagjere, plagosen tre të tjerë
14 Qershor 2026, 12:16
Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Astir
14 Qershor 2026, 11:28
Shqipëria, me një përqindje të lartë të vajzave që shkëlqejnë në matematikë
14 Qershor 2026, 11:14
Nga Tirana në New York, diaspora shqiptare ngrihet në protestë kundër Ramës
14 Qershor 2026, 10:51
Prej 2 javësh shqiptarët në shesh, Ramës i qan zemra për turizmin: Po dëmtohet sezoni
14 Qershor 2026, 10:14
Kina tejkalon Rusinë si investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore
14 Qershor 2026, 09:54
Tiranë/ Efektivi i jep fund jetës me armën e shërbimit
14 Qershor 2026, 09:37
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
14 Qershor 2026, 09:17
Revolta e “të përjashtuarve”
14 Qershor 2026, 08:59
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
14 Qershor 2026, 08:40
Temperatura deri në 34 gradë celsius, si parashikohet moti për sot
14 Qershor 2026, 08:28
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
14 Qershor 2026, 08:07
Ndeshja Brazil-Marok mund të nisë me vonesë, moti i keq kërcënon supersfidën e Botërorit
13 Qershor 2026, 21:54
“Dorëheqje, qeveri teknike, audit ndërkombëtar”, 6 kërkesat e diasporës para Kryeministrisë
13 Qershor 2026, 21:21
I riu nga Mirdita denoncon në protestë: Babait tim i vdiq pacienti për oksigjen në ambulancë
13 Qershor 2026, 20:02
Mjeku sfidon Ramën: Fëmijët e atyre që kishte dje në antimiting janë këtu në këtë shesh!
13 Qershor 2026, 19:34
Protestuesit rreshtojnë atlete para Kryeministrisë si simbol i emigrimit
13 Qershor 2026, 18:56
Berisha: Ta përcjellim një minutë e më parë Ramën, vetëm për shqiptarët nuk mendon
13 Qershor 2026, 18:40
Berisha: Shqipëria nuk mund të quhet kurrë vend i zhvilluar me një fshat të prapambetur
13 Qershor 2026, 18:03
Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë
13 Qershor 2026, 16:53
Dikur mbështetëse e Ramës, aktorja e njohur i bashkohet protestës masive në Tiranë
13 Qershor 2026, 16:30
“Për kë bën tifo në Botëror?” Berisha: Admiroj futbollistët që duken si 'supermenë' në fushë
13 Qershor 2026, 16:00
Ndërtoi pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë
13 Qershor 2026, 15:39
Messi, Maradona apo Pele? Renditja e 10 legjendave më të mira të Kupës së Botës
13 Qershor 2026, 15:18
10 truke të vogla që e bëjnë udhëtimin me aeroplan më të rehatshëm
13 Qershor 2026, 14:51
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23