Flash News

Ditari i Opozitës

Mes tensionesh, Nikolla mbyll seancën plenare pa i dhënë fjalën opozitës

Mes tensionesh, Nikolla mbyll seancën plenare pa i dhënë

Seanca e sotme plenare nisi me tensione në momentin kur kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi fjalën për procedurë, por kryeparlamentarja Lindita Nikolla nuk ia dha.

Kjo solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës të cilët bllokuan foltoren duke mos lejuar deputetët socialistë të flasin. Por, fjala e Vullnet Sinajt u kthye në një përplasje fizike me stij dhe deputetit demokrat Bledion Nallbati.

Ky i fundit shkoi për t’i hequr mikrofonn Sinajt, ndërsa socialisti iu kthye duke e goditur me grushta.

Seanca u ndërpre për 5 minuta dhe rifilloi, por pa i dhënë të drejtën e fjalës opozitës. Në pjesën e mbetur të seancës floën vetëm socialistët.

 

Të fundit