Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Banorët e Durrësit kanë mbetur mes 4 rrugëve, ka ardhur koha e llogaridhënies

Meta: Banorët e Durrësit kanë mbetur mes 4 rrugëve, ka

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasditen e sotme zhvilloi  një takim me këshilltarët e PL-së në Durrës.

Gjatë fjalës së tij, Meta akuzuoi qeverinë se në zgjedhjet e 14 majit u kthye në ndërrmarje elekteorale.

Ndërsa theksoi se një nga pasojat për Durrësin pas 14 majit ishte falimentimi i Ujësjellësit, që siç theksoi ai u shndërrua në një ndërmarrje elektorale.

Durrësi është një bashki që është përfshirë nga ethet e plakjes. Numri i banorëve të Durrësit vjen në rënie. Kështu ndodh kur shteti shkrihet me partinë për qëllime elektorale. Bën ato krime elektorale që janë në vëmendje të raportit të OSBE/ ODIHR.

Grupi ynë i këshilltarëve duhet të vendosin në axhëndë e punës së këtyre këshillave problemet e qytetarëve dhe për ti ballafaquar drejtuesit me mos mbajtjen e premtimeve për shkak të korrupsionit.

Një nga pasojat e para të zgjedhjeve të 14 majit për Durrësin ishte shpallja e falimentit të ndërmarrjes së Ujësjellësit të Durrësit, një ndërmarrje elektorale. Ku shkuan mbi 170 mln euro grante për ujësjellësin e Durrësit. Vetëm vitin e fundit u dyfishuan humbjet dhe kështu ndodh që ndërmarrje si kjo shndërrohen në ndërmarrje elektorale ku prioritet është korrupsioni”, tha Meta.

 

Të fundit