Flash News

Ditari i Opozitës

Meta i bashkohet protestës: Asgjësimi i demokracisë, skenari i Ramës

Meta i bashkohet protestës: Asgjësimi i demokracisë, skenari i

Ilir Meta iu bashkua protestës së opozitës jashtë Parlamentit, ku tha se asgjësimi i demokracisë është skenari i Edi Ramës. Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se protestat do të sjellin që në sallën e Kuvendit të gjëmojë fjala e lirë.

“Asgjësimi i demokracisë është skenari që ka marrë përsipër të zbatojë prej një kohe të gjatë Edi Rama vetëm demokracia e mbron Shqipërinë ndaj ju përshëndes të gjithëve se keni lënë punët tuaja për të treguar vendosmëri, për të mbrojtur familjet tuaja dhe vendin tonë, për të mbrojtur kujtimin e  të parëve tanë që luftuan për këtë vend. Përmendi traun doktori, e kanë shumë qejf traun ata se e kanë vënë kudo, mos prisni tua vënë traun edhe te dera e shtëpisë që t’ju marrin lekë kur të hyni apo të dilni ndaj kjo protestë po jep rezultate.

Jam i bindur se në këtë mënyrë paqësore dhe atdhetare shumë shpejt në sallën e Kuvendit do të gjëmojë fjala e lirë dhe do të vendoset llogaridhënia dhe nuk do të jetë në xhepin e Edi Ramës drejtësia, përgjegjësi për këtë korrupsion që paguan për inceneratorët, nuk do të jetë më ajo drejtësi që ndalon dhe burgos një 80-vjecare se kishte bërë kotecin pa leje, ndërkohë që ata plaçkisin Portin e Durrësit ndërkohë që çojnë kilometrin më shtrenjtë se në BE”, tha Meta.

 

Të fundit