Flash News


Ditari i Opozitës

Meta i prerë: Komisioni Hetimor për skandalin ‘Rama-McGonigal’ do të ngrihet

Meta i prerë: Komisioni Hetimor për skandalin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka thënë se Komisioni Hetimor për skandlain ‘McGonigal’ duhet të ngrihet patjetër.

Në një konferencë për mediat nga selia, Meta tha se emri i Ramës i përmendur 14 herë në dosje, tregon se ka shkelje të ligjeve amerikane. Kreu i PL-së shtoi me bindje se Rama do të largohet duke theksuar se nuk do të ketë grusht shteti për ta shpëtuar kryeministrin nga përgjegjësitë.

“Emri i Ramës është 14 herë në vendimet e drejtësisë amerikane për këtë çështje. Ato sapo kanë filluar. Së dyti, artikulli i NY Times i referohet prokurorëve në Uashington. Ata e thonë shumë qartë; ka ndërmarrë hapa për përfitime të këtij politikani. Është një veprimtari kriminale, pasi kemi shkelje të ligjeve amerikane dhe plot vepra të tjera. Kemi një shpërdorim kriminal të postit kushtetues të Shqipërisë, duke shkelur rëndë Kushtetutën e vendit, duke kompromentuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke i keqpërdorur zyrtarët në mënyrë të rreme dhe tërësisht tinzare dhe të paligjshme. Jam i bindur që komision do të ngrihet. Jam i bindur që Rama do largohet. Ne s’do të lejojmë më. Nuk mundet që vendi të jetë pa parlament. Është detyrim kushtetues që të ngrihet çdo komision hetimor nëse është një kërkesë e tillë. Grusht Shteti, Edi Rama për të shpëtuar nga përgjegjësitë e tij, nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Meta.

Të fundit