Flash News

Ditari i Opozitës

Meta mbledh Kryesinë e PL: 14 maji do të jetë dita e një fitoreje spektakolare

Meta mbledh Kryesinë e PL: 14 maji do të jetë dita e një

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka mbledhur sot Kryesinë e partisë.

Ndër të tjera, Meta tha se PL është në një betejë të jashtëzakonshme për të vendosur parlamentarizmin në “shinat e duhura”, ndërsa shtoi se 14 maji do të jetë dita e një fitoreje spektakolare.

“Rikthimi i llogaridhënies është prioriteti ynë.
1650 kandidatë të Partisë së Lirisë për Këshilltarë që do ë garojnë për zgjedhjet e 14 majit. Të gjithë do të jemi të përgjegjshëm të zgjedhim njerëz të devotshëm që do të kthejnë në vepra konkrete kauzat e PL dhe do mbrojnë të drejtat e qytetarëve të nëpërkëmbura deri tani.
I kemi parë se si i nxjerrin me gaz nga shtëpitë që të ndërtohen kulla, apo se si fondet vidhen e përvetësohen.

14 maji një frymëmarrje e re.
Ditët në vijim jam i bindur që intensiteti i bisedave me qytetarët do na çojë në një rezultat spektakolar në 14 maj. Sirenave të dëshpërimit do i përgjigjemi me optimizmin e Partisë së Lirisë”, u shpreh Meta.

 

Të fundit