Flash News

Ditari i Opozitës

Meta nga protesta e opozitës: Rama i gatshëm të kënaq çdo mafioz që të shtyj edhe disa ditë në pushtet

Meta nga protesta e opozitës: Rama i gatshëm të kënaq

"Kjo proteste historike dhe madhështore sot është prova e dinjitetit me te larte qytetar dhe patriotik.

Sot eshte ora, për tu perballur ne nje rezistence pa kthim me këtë regjim të kalbur, hajdut, abuzues dhe armik të provuar të interesit publik dhe kombëtar.

Struci i Rilindjes, i cili është fshehur si një frikacak I pashoq nga frika e tmerrshme qe ai ka. nga përballja me të vërtetat me popullin dhe me demet e pallogaritshme qe i ka shkaktuar atij. Edi Rama në  10 vite e perdori pushtetin vetem per te kapur shtetin per interesat e tij mafioze dhe te Rilindjes dhe eshte i gatshëm te kënaqë këdo mafioz, të brendshëm apo ndërkombëtar, vetëm që të shtyjë edhe disa dite në pushtet.

Afera korruptive qe ka tronditur mbare boten, ne te dy anet e Atlantikut Rama-McGonnigal është afera qe ka derdhur kupën e zemerimit mbarepopullor.

Edi Rama e ka shumë të qartë se llogaridhënies nuk i shpeton dot, edhe pse ka braktisur kuvendin prej tre javësh”, tha Meta ndër të tjera.

Të fundit