Flash News

Ditari i Opozitës

Meta paralajmëron Ramën: Ç’ke mbjellë, ke për ta vjellë!

Meta paralajmëron Ramën: Ç’ke mbjellë, ke për

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal sërish tek skandali McGonigal dhe përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në dosjet e FBI.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të PL, Meta paralajmëroi Ramën se do të paguajë për gjithçka.

Nuk do të guxojë askush në të gjithë Shqipërinë të sillet me shqiptarët si Edi Rama.

Gjithë bota është tronditur nga skandalet e Ramës, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s.

Nuk pushojnë kanë një muaj, emri i tij lakohet ende nga mediat më të mëdha botërore. Kudo flitet për një agjent të lartë që ka turpëruar vendin e tij dhe për korruptuesin e tij. Edi Rama çke mbjellë ke për ta vjellë”, tha Meta.


 

Të fundit