Flash News

Ditari i Opozitës

Meta rrëfen takimin me ish-ministren: Rama i ishte përgjëruar të bëhej ambasadore

Meta rrëfen takimin me ish-ministren: Rama i ishte përgjëruar

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka rrëfyer nga protesta e opozitës takimin me ish-ministre të qeverisë Rama.

Meta tha se ish-ministrja në fjalë, në kohën kur ai ishte President, i kishte shprehur vullnetin e Ramës që ajo të ishte ambasadore në SHBA. Kreu i PL-së tha se e kishte paralajmëruar të tregohej e kujdesshme nga kreu i socialistëve.

Në fund, Meta tha se ish-ministrja jo vetëm që nuk u bë ambasadore, por as anëtare e asamblesë.

"Së bashku me sektin e tij, që i ka bërë dëme më shumë se çdo pushtues i huaj këtij vendi. Duhet tu them një histori, sesi u katandis kështu ky parlament, që përjashtohen ata deputetë të nderuar për një fjalë gojë…Sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuajtur edhe atë PS që ekzistonte, e ka fshirë, dhe ndaj Shqipëria vuan nga kartonokracia.

Në 2017 më erdhi një ish-ministre socialiste, s’ka nevojë t’ia them emrin, sepse secili e imagjinon, edhe më thotë, ‘meqenëse se ti je zgjedhur për president, a ke t’i kundërshtim që unë të shkoj ambasadore në SHBA’, ‘jo i thash, por pse?”. ‘Më thirri Edi, mu përgjëruar dhe më tha të dua atje’. I thash ‘unë s’kam kundërshtim, por kujdes mos ta fut Edi, se s’të do më deputete’, sepse ajo ishte zëri i fundit që kishte mbetur në PS… ajo zonja e nderuar, as ambasadore nuk bë, dhe as anëtare e asamblesë nuk u bë. Pse?  Sepse është skizofren dhe edhe një zë kundër e shqetëson", tha Meta.

Të fundit