Flash News

Ditari i Opozitës

Meta: Tirana është pasqyra e korrupsionit më skandaloz

Meta: Tirana është pasqyra e korrupsionit më skandaloz

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur një sërë shqetësimesh me të cilat sipas tij përballet Tirana dhe banorët e saj.

Teksa ka zhvilluar një takim me strukturat e PL në Tiranë, Meta u shpreh se ekonomia e familjeve në Tiranë është vështirësuar nga taksat e larta të vendosura nga Bashkia, e cila sipas tij po mbledh miliona euro, por ato përdoren në tendera dhe kontrata të dyshimta, duke lënë qytetarët pa shërbime.

“Ekonomia e familjeve në kryeqytet është vështirësuar jo vetëm prej taksave që vendos qeveria e Edi Ramës por për fat të keq edhe për shkak të taksave të larta që vendos Bashkia e Tiranës. Kjo bashkia mbledh rreth 200 milionë euro nga taksat të cilat më pas për fat të keq shpërdorohen dhe grabiten me qindar tendera e kontrata korruptive duke i lënë qytetarët pa shërbime të domosdoshme.

Rasti më flagrant ka qënë disa javë me parë me shtesën prej 5 milionë Euro të fondeve për inceneratorin e Tiranës, i cili ekziston fare dhe këto miliona euro u hoqën nga fondet e miratuara më parë për arsimin, duke u mohuar kështu fëmijëve të kryeqytetit mundësitë për një arsim më cilësor, për shkolla pa turne dhe të pajisura me infrastrukturën e duhur.

Ndërkohë që taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e cila është kthyer tashmë në një taksë të përhershme, që e paguan sot çdo banor i kryeqytetit, është shembulli më i qartë se kryetari i bashkisë Veliaj ka objektiv të rrëmbejë e shpërdorojë taksat e qytetarëve të Tiranës me qëllimin e vetëm, që të pasurojë klientët e tij të tenderave në kurriz të qytetarëve dhe jo të mbajë premtimet.

Tirana për fat të keq është pasqyra e korrupsionit më skandaloz por dhe agresionit të papërgjegjshëm mbi mjedisin dhe gjelbërimin dhe në mënyrë të veçantë ndaj shëndetit e qytetareve. Po kështu mungesa e shërbimeve është tepër evidente përfshirë dhe zonat më qëndrore të kësaj bashkie.”, u shpreh Meta.

 

Të fundit