Flash News

Ditari i Opozitës

Mijëra protestues nisen nga rrethet drejt Tiranës

Mijëra protestues nisen nga rrethet drejt Tiranës

Mijëra mbështetës e simpatizantë të opozitës janë nisur sot nga rrethet në drejtim të Tiranës për t’ju bashkuar protestës që pritet të mbahet në orën 12.00 në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku do të kërkohet dorëheqja si kryeministër e Edi Ramës, për shkak edhe të skandalit “McGonigal”.

Rreth 1100 veta janë nisur sot nga rrethi i Vlorës në drejtim të  Tiranës, simpatizantë të Partisë Demokratike që do të marrin pjesë në protestën e mesditës.

Edhe nga Korca rreth 1560 simpatizantë të PD së juglindjes pritet ti bashkohen protestës së sotme.

Nisja është bërë prej orës 6 të mëngjesit të sotëm, ndërsa organizimi ka qenë diskret për shkak të frikës ndaj policisë për ndalim të mjeteve apo masave administrative. 

 Mbi 800 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike dega Fier do ti bashkohen protestës së sotme të organizuar nga opozita. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike Fier, Rrapi Gjika drejt Tiranës janë nisur me automjetet e tyre private dhjetëra demokratë duke nisur që nga mbrëmja e djeshme ndërsa ka theksuar se në këtë protestë të radhës ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama janë bashkuar dhe shumë qytetarë.

3000 simpatizantë të Shkodrës i janë bashkuar thirrjes për protestë. Me mjete personale si dhe furgonë e autobus të vendosur në dispozicion nga dega e PD nisja u bë në mënyrë të organizuar nga disa pika të qytetit dhe njësive administrative.

Nga dega e PD-së Kuçovë janë nisur drejt protestës në Tiranë 150 demokratë,nga Dimali 80 demokratë,nga Poliçani 65 dhe nga Skrapari 50 demokratë.

 

 

Të fundit