Flash News

Ditari i Opozitës

Monitorimi i televizioneve kombëtare, Berisha: Qeveria merr dhjetëfishin e kohës në krahasim me opozitën

Monitorimi i televizioneve kombëtare, Berisha: Qeveria merr

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi sot në një deklaratë për mediat nga selia blu, një monitorim të bërë mbi hapësirën televizive që mediat i japin qeverisë dhe opozitës.

Siç deklaroi Berisha, 4 televizionet kombëtare i japin më shumë kohë televizive qeverisë se sa opozitës. Kryedemokrati deklaroi se televizionet që ushqehen me paratë e taksapaguesve shqiptarë, i shërbejnë “narkodiktaturës”.

“Top Tuneli i ka dhënë me datën 13 maj 2026 në edicionet e orës 3 dhe 7 e gjysmë, koha për qeverinë është 23 minuta dhe 13 sekonda. Koha për opozitën është 3 minuta e 30 sekonda. Në emisionet e lajmeve të orës 15, Top Tuneli i jep qeverisë 12 minuta dhe 40 sekonda. Top Tuneli, Top Mashtrimi i jep opozitës 1 minutë e 45 sekonda. Shikoni këtë mamuth mediatik që ushqehet me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Me paratë e plaçkitura nga taksapaguesit shqiptarë, shikoni çfarë institucioni mediatik është. Pra, opozitës i jep 1 të 12-tën. As 10 përqind jo në emisionet e datës 13.

TV Klan, sheh rrushi rrushin dhe piqet. Nuk ke. Në garë se si të censurojnë opozitën. Qeveria 8 minuta e 56 sekonda në edicionin e lajmeve të orës 15.30. 18 minuta dhe 52 sekonda i jep këtë ditë qeverisë dhe 3 minuta e 40 sekonda i jep opozitës. Urrejtje e turpshme, shërbim i turpshëm ndaj narko-diktaturës, ndaj narko-qeverisë.

Vizion Plus, më dorëlëshuar pak. Ky është më periferik. Vizion Plus është televizion pro-opozitar, pasi qeverisë i ka dhënë 4 minuta e 40 sekonda, opozitës 2 minuta e 7 sekonda. Pra ky të themi sado që i ka dhënë qeverisë dyfishin, por jo dhjetëfishin si dy të parët. Edhe ky është investitor strategjik. Edhe ata janë investitorë strategjikë.

Televizioni shtetëror, Eni Vasili, e cila në vend që të mbajë disa standarde më profesionale, në vend që të mbajë parasysh se ajo rroga e saj del nga paratë e taksapaguesve jo vetëm socialistë apo të partisë së krimit, por edhe demokratë e pa parti, me dorë të hekurt, qeverisë i jep 10 minuta e 15 sekonda, opozitës 1 minutë e 35 sekonda”, deklaroi Berisha.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit