Flash News

Ditari i Opozitës

Muçollari: Tirana - Kryeqyteti Europian i Protestave, shqiptarët nuk pajtohen me korrupsionin

Muçollari: Tirana - Kryeqyteti Europian i Protestave, shqiptarët nuk

Anëtari i Kryesisë së PD-së Grigels Muçollari, ka ndarë disa pamje nga protesta e djeshme e opozitës.

Në Facebook, krahas fotove, Muçollari shkruan se Tirana tashmë është kthye rnë kryeqytetin e protestave, ku shqiptarët po i tregojnë qeverisë nuk pajtohem me korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë.

Muçollari shkruan më tej se është hipokrizi të flasësh për Kryeqytetin Evropian të Rinisë sikurse shprehet Veliaj, në një kohë kur vendi po braktiset çdo ditë e më shumë nga të rinjtë.

“Tirana - Kryeqyteti Europian i Protestave

Është detyrë morale që në shtetin më të vjedhur në Europë, ku shumica jeton nën minimumin jetik, ne shqiptarët t'i tregojmë kujtdo se jemi në papajtueshmëri të plotë me korrupsionin dhe mungesën e drejtësisë, se Tirana është nga sot Kryeqyteti Europian i Protestave për vitin 2023.

Është naivitet të mendosh se qyteti ku oborret dhe fushat e sportit u bënë pallate, është Qyteti Europian i Sportit.

Është hipokrizi të flasësh për Kryeqytetin Europian të Rinisë në vendin që braktiset çdo ditë nga të rinjtë.

Në një realitet të tillë, i vetmi lajm që pritet nga Shqipëria është protesta dhe reagimi i shqiptarëve”, shkruan Muçollari.

Të fundit