Flash News

Ditari i Opozitës

Në Komisionin e Ekonomisë diskutohet për eurobondin, demokratët ngrejnë shqetësim borxhin publik: Risk, jo sukses

Në Komisionin e Ekonomisë diskutohet për eurobondin,

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është mbledhur ditën e sotme dhe fokusin e diskutimit e ka marrë eurobondi. Deputetët e opozitës janë ndalur në këtë çështje, duke evidentuar shqetësimet.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku e konsideron shqetësuese dhe të patolerueshme faktin që borxhi merret për të shlyer pagat apo kontratat PPP.

Këtë ajo e sheh si borxh "të pashëndetshëm", ndërsa u shpreh se vlerëson të drejtë kur borxhi merret për të nxitur investimet.

Tabaku nuk i ka pranuar arsyetimet e Ministrisë së Ekonomisë, duke iu kërkuar deputetëve që të diskutojnë së bashku se si mund të përdoret eurobondi në funksion të zhvillimit ekonomik.

“Janë disa faktorë që Ministria nuk i ka marrë parasysh në analizën e saj. Ky është një shqetësim për mua, për veç faktit që po merret borxh pa e specifikuar pse po merret borxh. Ne nuk kemi pasur borxh të shëndetshëm vitet e fundit.

Borxhi i marrë është përdorur jo vetëm për investime, për shpenzime operative dhe kemi marrë edhe për të paguar paga. Sot kemi arritur në borxh zyrtarisht në mbi 10.2 mld, me një rritje 3.5 mld e stokut të borxhit ku askush nuk e di se si ka qenë efektiviteti.

Nuk e pranoj dot që Ministria e Financave të vijë me deklarata na bën mirë borxhi.  Borxhi na bën mirë kur përdoret për të nxitur investime, kur përdoret në fusha specifike si arsimi, por të ngremë duart këtu me sytë mbyllur dhe të miratojmë o një borxh tjetër me lojë kungulleshkash që nuk e dimë se si do përdoret për mua është shumë e rrezikshme.

Ne nuk mund të marrim borxh për të paguar kontratat e PPP. Hajde të diskutojmë se si mund të përdoret për sektorë të rëndësishëm që nxisin ekonominë. Por të marrim borxh për paga nuk besoj që është në të mirë të qeverisë”, tha Tabaku.

Nga ana tjetër, deputeti Edmond Spaho tha se marrja e borxhit është risk dhe s'mund të shitet si sukes. Ai deklaroi se nëse llogariten detyrimet e prapambetura, borzhi shkon në 90%.

“Të marrësh borxh është risk i madh nuk duhet ta shesim si sukses. Borxhi vetëm me shifrat që raporton qeveria sot është 80%, por po të futesh te detyrimet e prapambetura shkon te 90%. Është një shenjë që duhet të na shqetësojë, që kjo qeveri është e orientuar drejt borxhit. Sot kjo qeveri nuk e ndjen se shlyerja do fillojë pas 4-5 viteve. Pas 5 viteve do paguajmë shumë më tepër për të paguar borxhin e  vjetër”, tha Spaho.

Të fundit