Ditari i Opozitës

“Në listë dhe pronarë mediesh”, Meta: Pas milionave për McGonigal janë shumë biznesmenë të gjobitur nga banda e Ramës

“Në listë dhe pronarë mediesh”, Meta: Pas milionave

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se çdo gjë të zezë në Shqipëri e ka bërë në emër të amerikanëve të tij.

I ftuar në “Frontline” në Neës24, Meta tha se pas 225 mijë dollarëve që iu dha ish agjentit të FBI, McGonigal janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës.

“Çdo gjë të zezë që bënte në Shqipëri e bënte në emër të amerikanëve dhe të europianëve. Tani jemi në këtë situatë që të gjithë e dinë që ai është përmendur 14 herë dhe kemi të bëjmë vetëm me fillimin e procesit. Ai nuk fliste në anglisht kundër opozitës, paguante në dollarë kundër opozitës. Pas 225 mijë dollarë janë shumë të tjerë nga pas. Janë shumë biznesmenë që janë gjobitur nga banda e Edi Ramës.

Pronarë mediash, biznesmenë të mëdhenj dhe persona të tjerë që merreshin me aktivitete fitimprurëse, ky bënte listën ua jepte njerëzve të vet, këta komunikonin me njerëzit atje dhe ata ndërronin logot. Para në vend të Deripaskës dilte i sanksionuar emri i shqiptarëve, këto i takonin më pas e u tregonin duhet të heqësh emrin hajde se kemi një mik dhe e dimë të gjithë se sa takime janë kryer.
Besoj se këta persona do të flasin sepse kjo histori është hapur e nuk do të mbyllet më. Lista besoj do jetë më e gjatë”, tha Meta.

Të fundit