Flash News

Ditari i Opozitës

Nga bllokimi i seancës te greva e urisë, Noka: I vetmi skenar që përjashtohet është bojkoti

Nga bllokimi i seancës te greva e urisë, Noka: I vetmi skenar që

Flamur Noka është një prej deputetëve demokrat që zbatoi planin e opozitës për të penguar zhvillimin e seancës plenare në Kuvend.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Noka tha se opozita synon të kthejë kuvendin në binarë.

Noka i pyetur për skenarët e opozitës për të vijuar aksionin në parlament tha se i vetmi që përjashtohet është bojkoti.

Ai nuk përjashtoi as grevën e urisë megjithëse nuk dha një përgjigje pa u konsultuar me grupin e PD.

“Nuk mund të flas unë në emër të grupit se do mblidhet grupi (kur pyetet për grevën). Është ngritur një grup që po punon për letrën ndaj kancelarive. Ai  reagim që patë ju është reagim thjesht për të thënë se ky parlament ka dalë jashtë binarëve dhe se duhet të kthehet në binarë. Thjesht gjetëm formën për të ndërhyrë që të dëgjohemi se po të ishim poshtë do të vazhdonin ata. Nuk kemi marrë karta, për të vjedhur shquhen ata. Hajduti ankohet gjithmonë. Ne nuk e njohim vjedhjen. Është një formë format do ti diversifikojmë. Bojkoti nuk ekziston. I vetmi i përjashtuar nga skenarët është bojkoti”, tha Noka.

Ai gjithashtu u shpreh se sot ka pasur nxitje për përplasje fizike, duke iu referuar mazhorancës.

“Kur nuk të jepet zëri, nuk ke si e tregon fuqinë. Ajo duhet të më japë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore. Dhe unë pastaj të tregoj veten, kur këto më mohohen gjithmonë. Sot ka pasur nxitje për përplasje fizike. Sepse vetë ministri i brendshëm u ngjit atje. Demokracia vuan, lëngon në shqipëri. A kam të drejtë të ngre komision hetimor, a e din që gjashtë herë kam tentuar ta bëj dhe nuk është bërë. A është normale që Rama të më caktojë mua se kush do jetë bashkëkryetari im”, tha Noka në Report Tv.

 

Të fundit