Flash News

Ditari i Opozitës

“Nga një revolucion mund të përmbyset ky regjim”, Berisha fton qytetarët në protestë

“Nga një revolucion mund të përmbyset ky regjim”,

Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me protestën e 3 marsit, ditë që do të jepet vendimi ëpr vulën dhe logon e Partisë Demokratike.  Ai u shpreh se vetëm një revolucion mund ta përmbysë regjimin e Edi Ramës dhe fton të githë qytetarët të bëhen pjesë e saj.

"Data 3 mars është ditë kushtrimi. 20 shkurti frymëzon më shumë se çdo gjë tjetër, shqiptarët të ngrihen në një revolucion. Se vetëm nga një revolucion mund të përmbyset ky regjim që shkelmon votën, që shkelmon liritë, vjedh pasuritë, vjedh buxhetin, që nuk njeh normë, moral e ligj."

“Ata që e duan këtë vend, duhet të bashkohen me këtë revolucion. Nuk dihet t’i trembë fjala revolucion, përkundrazi duhet t’i thërrasë ndërgjegjes së tyre se rrugë tjetër aty ku vdes vota, përveç revolucionit, nuk ka.”

“Ndaj dhe ftoj të gjithë shqiptarët të bashkohemi në këtë revolucion, të vazhdojmë betejën tonë deri në fitoren e plotë të tij.”

Të fundit