Flash News

Ditari i Opozitës

“Një minutë heshtje për Spahon”/ Provokoi demokratët, Vokshi kërkon përjashtimin e Spiropalit

“Një minutë heshtje për Spahon”/ Provokoi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, provokoi hapur nga Kuvendi deputetët demokratë, e konkretisht Edmond Spahon.

Spiropali kërkoi të mbahej një minutë heshtje për Spahon, referuar vendimit për për përjashtim nga Kuvendi.

“Së pari një 1 minutë heshtje për Edmond Spahon, që ra në fushë betejën, respekt për veprën e tij, i palodhur, dhe keqardhje që tradhëgimia e tij e bilbilfryerjes. Ai ishte padiskutim më i guximshëm dhe me më shumë vlerë sesa ju së bashku. Do jetë gjithmonë në zemrat tona, kur do ta kemi sërish këtu bashku me ju për revolucionin e radhës. Pasi të mbarojnë 20 ditët…”, tha Spiropali.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, pas deklaratës së bërë nga Spiropali kërkoi përjashtimin e ministres nga seanca.

Të fundit