Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Çështja “McGonigal”, fundi politik të kryeministrit Rama

Noka: Çështja “McGonigal”, fundi politik të

Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka e konsideron çështjen “McGonigal” si fundin politik të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Noka deklaroi se me korruptimin e ish-agjentit të FBI-së, Rama dëshmoi se është antiamerikani më i madh pas Enver Hoxhës.

Jemi në kushtet e vrasjes së parlamentarizmit. Atje kush mban hartim për t’i bërë elozhe sulltan surrelit dhe regjimit, është opozitar. Rama kishte një opozitë të kapur prej fyti. Sot ka një opozitë që nuk e kap dot prej fyti. Rama ka frikë nga përballja dhe e vërteta.

Prandaj bën gjithçka për të nxjerrë PD-në jashtë sistemit. Tani është i frikësuar, Ramagate. Ky padiskutim është fundi politik i Edi Ramës. Është kapur duke goditur sigurinë e SHBA-së. Ky i korruptoi titullarin e agjencisë më të madhe të botës. Ky zotëri që na shitej deri dje si amerikan. Ky doli që është antiamerikani më i madh pas Enver Hoxhës”, u shpreh Noka.

 

Të fundit