Flash News

Ditari i Opozitës

Noka nxjerr videon në Komisionin e Etikës, kur socialistët “bastisnin” Kuvendin me bilbil e megafon

Noka nxjerr videon në Komisionin e Etikës, kur socialistët

Komisioni i Vlerësimit dhe Etikës po shqyrton kërkesën për përjashtimin e 4 deputetëve të PD-së: Belind Këliçi, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Sali Berisha.

Kjo është hera e tretë që seanca bëhet pa praninë e mediave. Sektretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka nxjerrë një video të para disa viteve, ku shfaqen deputetët socialistë duke protestuar në Kuvend, në kohën kur qeveria drejtohej nga Berisha.

Socialistët shfaqen para foltores duke i rënë bilbitit dhe duke bërtitur me megafon. Disa prej deputeteve i afrohen kryeparlamentares Jozefina Topalli duke i tërhequr mikrofonin.

Kujtojmë se opozita proteston prej 3 seancash për të marrë të drejtën e fjalës, e cila i është mohuar vazhdimisht nga mazhoranca. Qeveria Rama kërkoi menjëherë përjashtimin e deputetëve të opozitës pasi bllokuan foltoren për të denoncuar fakte mbi skandalin Mcgonigal.

Ndërkohë deputetët demokratë kërkuan vetëm të drejtën e fjalës dhe në momentin e refuzimit, përdorën bilbilat në shenjë proteste.



Të fundit