Flash News

Ditari i Opozitës

Noka: Regjimi kërkon t’i bëjë gjyq PD-së, do të mbrojmë Kushtetutën

Noka: Regjimi kërkon t’i bëjë gjyq PD-së, do të

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratik, pasi akuzat ndaj Berishës janë politike.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Noka tha se regjimi Rama kërkon t’i bëjë gjyqin Partisë Demokratike, pa bazë ligjore dhe shkelje.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratike, për të mbrojtur kushtetutën dhe kushtetutshmërinë e këtij vendi.

Pasi dosja që u montua  kundër Sali  Berishës është e gjitha një dosje politike, ku regjimi kërkon t’i bëjë gjyqin qeverisjes së Partisë Demokratike dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk cilësohet asnjë shkelje e një neni të vetë, të kodit të procedurës penale.

Është thjesht dosje politike dhe gjyq politik. Ne jemi të vendosur të mbrojmë, opozitën, republikën parlamentare, vlerat dhe interesin kombëtar që janë më  të rrezikuara se kurrë”,-tha Flamur Noka.

Të fundit