Flash News

Ditari i Opozitës

‘Non-grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: Kam dokumentet me arsyet pse u shpalla, do i bëj publike

‘Non-grata’ nga Britania e Madhe, Berisha: Kam dokumentet me arsyet

Kreu i PD, Sali Berisha ka treguar se disponon të gjitha dokumente pse është shpallur non-grata nga Britania e Madhe.

I ftuar në ‘Top Story’, Berisha tha se nëse shtetet e Bashkuara për të marrë dokumentet duhet të lobosh, Britania ka ligjin që dhe nuk shkon dot në gjykatë pa bërë rekursin administrativ. Sipas tij, standardi evropian nuk njeh sanksion pa proces gjyqësor.

“Urrejtja e George Soros, sepse unë në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij non grata sepse e gjykoj atë si një armik të shqiptarëve.

Unë do të mbroj interesin e vendit tim sepse unë do e mbroj interesin e vendit tim. Jam që të ndëshkohet çdo njeri që ka kryer krim e ka të dhëna të sigurta, por më rastisi të provoj dy procedurat, të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së, ajo e Britanisë më ndihmoi shumë, kam marrë të gjitha dokumente pse jam shpallur non-grata.

Nëse shtetet e Bashkuara për të marrë dokumentet duhet të lobosh dhe ky është korrupsion, ndërsa Britania ka ligjin që u mor vendimi dhe nuk shkon dot në gjykatë pa bërë rekursin administrativ.

Ka  kanalin e veçantë të rekursit administrativ. Miqtë e mi kanë shkruajtur një seri që SHBA-ja duhet të plotësojë ligjin dhe unë nuk jam kurrë dakord me këtë. Ja çfarë solli kjo praktikë, Gonigalin që i merrte milionat tjetrit. Mungesa e këtij kanali që tjetrit duhet ti japësh dokumentet se përse e shpalle për mua është thelbësore. Standarti evropian nuk njeh sanksion pa proces gjyqësor dhe ky është standarti më i mirë.”– tha Berisha.

 

 

 

Të fundit