Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk do ketë më gjoba dhe sekuestrim malli për tregtarët”, Këlliçi vazhdon turin në Tiranë

“Nuk do ketë më gjoba dhe sekuestrim malli për

Kandidati për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi vazhdon turin e tij nëpër zona të ndryshme në kryeqytet. Këtë radhë deputeti i Partisë Demokratike takoi banorët e rrugës “Todi Shkurti” dhe “Petro Nini Luarasi”.

Këlliçi bashkëbisedoi me qytetarët në lidhje me problemet dhe pritshmëritë që ata kaun nga pushteti vendor. Ajo që vihej re ishte ankesa që kishin tregtarët ambulantë mbi gjobat dhe dhunën që ushtron policia bashkiake.

“Pas 14 Majit nuk do të ketë më as gjoba dhe as sekuestrim të mallit. Kam këtu t’ju dëgjoj.”, u shpreh Këlliçi.

Ndërkohë banorët u shprehën të indinjuar për rritjen e çmimeve dhe për ikjen e rinisë nga Shqipëria.

“Njerëzit janë të mërzitur. Më shumë janë të mërzitur mbi rritjen e çmimeve. Rinia po ikën. Po na ikin fëmijët. Gocën e madhe e hoqën nga puna dhe më iku në Gjermani. Duam ndryshim”, ishin fjalët e një prej banoreve të zonës që shprehu mbështetjen për kandidatin e PD për Tiranën.

Gjithashtu kishte dhe nga ata që folën për pallatin që po ndërtohet në qendër, pranë kullës së Sahatit, të cilëve Këlliçi iu përgjigj.

“Po ke vend në gjithë Tiranën, bën kullë e ça të duash, po pse do e bësh te Sahati? Mos me e lënë t’i zërë vendin Skënderbeut tani. Se edhe atë ka për ta bërë te sheshi.”

Të fundit