Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk është njohur me masën”, Lela: Berisha po respekton Kushtetutën, nuk po bën trimëri

“Nuk është njohur me masën”, Lela: Berisha po

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela sqaron se kreu i PD, Sali Berisha nuk është njohur me masën “detyrim paraqitje” nga ana e oficerëve të policisë Gjyqësore.
I ftuar në Top Story, Lela thotë se Berisha po respekton kushtetutën dhe nuk po bën trimëri.
Identikiti i Berishës është përgjigjja flakë për flakë. Unë pa dalë në media, Berisha i kishte dalë zot gjësë. E ka bërë këtë dhe me non-gratën amerikane dhe atë britanike, i doli zot. Duke mos pritur zotërinjtë e policisë, është duke respektuar kushtetutën. Ata zotërinjtë nuk e di cila shtysë i çon te Berisha.
Duhet shkuar në Kuvend sepse u pëlqen apo jo, ai ka statusin e deputetit. Pavarësisht armiqësisë së madhe ndaj Berishës, duhet shkuar nga parlamenti.
Është duke respektuar kushtetutën, s’po bën ndonjë trimëri të madhe. Berisha para 3 vitesh ka kërkuar të zhvishet nga ky mandat dhe Rama nuk e ka pranuar. Ligji thotë se duhet kaluar nga Këshilli Mandateve. Kjo bëhet për show, është në skemën e një show, arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas, në sy të botës. Aty shkuan, mund ta kishin arrestuar në dhjetëra vende të tjera, edhe dërgimi i oficerësh.”- u shpreh Lela.

Të fundit