Flash News

Ditari i Opozitës

“Nuk është partiak”, Berisha: Hyjmë në një fazë të re të revolucionit, është i shqiptarëve që e duan vendin

“Nuk është partiak”, Berisha: Hyjmë në një

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar se PD është në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër.

Berisha ka kërkuar që duhet të nisë puna intensive për fitoren e zgjedhjeve lokale

Së pari të shtrojmë këto pyetje vetes tonë, së dyti të hapim një debat me ccdo shqiptar. Nuk e kemi për vete ne këtë, nuk e kemi për pushtetin tonë. Jo kjo është për ccdo shqiptar, kjo është për Shqipërinë, kjo është për ti dalë zot këti vendi dhe shpëtuar nga kjo katastrofë në të cilën po rrokulliset me shpejtësi, sa asnjë vend tjetër i planetit. Pa luftë civile, pa ndonjë luftë tjetër, vetëm një shpresëvrasës nga mëngjesi deri në darkë.

Ne jemi në revolucion, por tani kërkohet një fazë tjetër. Ne hymë në një fazë në të cilën nga mëngjesi deri në darkë duhet të punojmë për fitoren e zgjedhjeve lokale. Kandidatët tanë duket të kenë nga strukturat, mbështetjen më maksimale që mund tu japim. Kandidatët tanë, duhet të shumëfishojnë ccdo përpjekje për rezultatet më të shkëlqyera, por kjo duhet të shkojë paralel me të gjitha format, qëndresën dhe veprimtaritë e revolucionit tonë”, tha Berisha.

Sipas tij, ky është një revolucion i shqiptarëve që e duan këtë vend dhe nuk është partiak.

Revolucioni i dhjetorit 1990, nuk e realizoi qëllimin e tij as me 1991, as me zgjedhjet e 1991, vazhdoi nuk u ndërpre, por ja arriti qëllimit.

Pse ua them unë këtë. Asnjë nuk duhet të mendojë se ne revolucioni do na shmangë nga procedurat kushtetuese, elektorale, jo e jo. Nga asgjë, por askush nuk duhet të mendojë se ato janë zgjidhje. Zgjidhje janë kur ato kombinohem me revolucionin, kjo është zgjidhja.

Duhet tu japë një shembull. Disa prej jush e mbajnë mend. Në zgjedhjet e 31 marsit, nuk i bojkotuam në asnjë mënyrë, por pranverën e shtruam. Në pranverën e protestave më të fuqishme. Pse po ua them këtë, po ua them se është e një rëndësie vendimtare që ne të përgatitemi.

Nëqoftëse ne besojmë idealet tona, nëse ne pranojmë të bëhemi misionarë siç shpëtuam PD-në, ishte mision i jashtëzakonshëm, të shpëtojmë Shqipërinë. Ne kemi të gjithë potencialin, të gjithë forcën. Koha provoi se demokratët ishin në të drejtën e tyre, qëndruan në krahun e vendit të tyre. Se ata ishin atdhetarë, nuk pranuan tu shkelmohet vendi, as si republikë bananesh, as si shtet mafie, por qëndruan me besim tek liria.

Tani thirrja është shumë më e fuqishme, nuk ka thirrje më të madhe se thirrja për të shpëtuar vendin. A e përmbushim vetëm dot ne këtë mision? Jo nuk e përmbushim dot vetëm. Ne përmbushim këtë mision kur të bindim shqiptarët se ky është një revolucion i shqiptarëve, nuk është partiak, është i shqiptarëve që e duan këtë vend.

Është i shqiptarëve, me të cilët pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme, ndajmë vlera të përbashkëta.

Është i shqiptarëve të cilët besojnë se fëmijët e tyre, fëmijët e fëmijëve të tyre duhet të kenë folenë dhe strehën në këtë vend”, u shpreh Berisha.

Të fundit