Flash News

Ditari i Opozitës

Nuk u lejua të futej në Parlament, Këlliçi: Kjo është çmenduri e Ramës

Nuk u lejua të futej në Parlament, Këlliçi: Kjo

Belind Këlliçi, një ndër deputetët demokratë të përjashtuar nga Komisioni i Etikës dhe si rrjedhojë ai nuk është lejuar nga garda që të hyjë në Parlament sot. Në një prononcim për mediat jashtë godinës, Këlliçi tha se kjo është çmenduri e Ramës dhe se është pezulluar për herë të dytë pa folur.

“Kemi ankimuar vendimin e Komisionit të Etikës, dhe rregullorja e Kuvendit thotë që ky vendim sa kohë ankimohet, pezullohet deri në marrjen e vendimit nga Byroja. Në dijeni në tonë Byroja nuk është mbledhur. Kemi njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe Gardën, që të futemi dhe të marrim pjesë në seancë. Nëse mblidhet Byroja të njoftohemi dhe ta diskutojmë. Është hera e dytë që unë pezullohem nga seanca pa folur. Kjo është çmenduri e Ramës dhe Nikollës. E kuptoj që McGonigal e ka tërbuar Ramën”, u shpreh Belind Këlliçi para mediave.

Të fundit