Flash News

Ditari i Opozitës

Sulmoi Berishën, më pas e fshiu. Avokati Artan Simoni sqaron statusin për “bishën”

Sulmoi Berishën, më pas e fshiu. Avokati Artan Simoni sqaron statusin

Avokati Artan Simoni, i cili u caktua sot për një periudhë shumë të shkurtër si avokati mbrojtës i Sali Berishës, ka sqaruar statusin e tij që bëri bujë që i referohej situatës aktuale si “Bisha është plakur, bisha është lodhur, bisha s’mundet më. Shumë prej atyre që dikur bisha mbante mbi kurriz, pas kurrizit kanë filluar t’a çukasin. Ku gaboi bisha?”.

I pyetur në Top Story, avokati tha se opinioni nuk ka të bëjë me persona të caktuar dhe u interpretua gabim.

Statusi prej dy ditësh, thirrja është bërë ditën e sotme. Ky status ka të bëjë me gjendje personalen time, që un vij nga studimet histori, bisha është koncept fjalë e përditshme dhe nuk mund të personalizohet. Gjykata që të mos krijohej një situatë dyshimesh, donte të shkëputej plotësisht nga kjo gjendje.

Nuk ka të bëjë me persona të caktuar por në këto kushte është një shprehje “Personat që shfajësohen pa ngritur askush gishtin, vetë akuzohen”. Ata që e interpretuan ka një gabim sa i përket këtij krahasimi. Nuk ka asnjë lidhje.”-tha avokati.

 

 

 

Të fundit