Flash News

Ditari i Opozitës

“Opozita po lufton për qytetarët”, Berisha: Edi Rama po bllokon jetën parlamentare

“Opozita po lufton për qytetarët”, Berisha: Edi Rama po

Kreu i PD-së Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pas seancës plenare e cila u shoqërua me përplasje midis deputetëve, tha se  opozita po bën një betejë të fortë për qytetarët në Kuvend.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk lejon ngritjen e komisioneve hetimore, pasi në dhunim flagrant të Kushtetutës pasuron anëtarë të familjes së tij.

"Siç konstatoni, Edi Rama me akte të turpshme antiligjore, antikushtetuese të Lindës së parlamentit bllokon jetën parlamentare të vendit.

Opozita po bën këtu një betejë në emër të qytetarëve opozitarë, por jo vetëm, me të cilën kërkon rivendosjen e të drejtave kushtetuese të deputetëve të opozitës në parlament. Siç është bërë e ditur, Edi Rama ka anuluar, pezulluar gjer tani, përveç komisionit hetimor për djegësat ku u zbulua vjedhja e shekullit, të gjitha komisionet e tjera hetimore parlamentare.

Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore sepse ka vendosur në pushtet piramidën më të rrezikshme të krimit. Edi Rama nuk lejon komisionet hetimore parlamentare, sepse vetë ai është flamuri i zi i korrupsionit në Shqipërisë, sepse ai në dhunim flagrante të kushtetutës favorizon dhe pasuron anëtarë të familjes së tij.

Sepse vetë ai ka ndërtuar sarajet dhe parajsën e tij në Surrel duke pasë deklaruar gjithsej, 3800 euro dhe 400 mijë lekë. Sepse vetë ai, e shoqja e tij ka ndërtuar pallatin 5 katësh për të cilin nuk gjendet asnjë faturë e vetme. Sepse toka e parkut 5 mijë metra rreth sarajeve të Surrelit është marrë në kundërshtim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit. Është blerë me një çmim sipas Edi Ramës, 2.5 dollarë metri katror, në një kohë kur në atë periudhë toka aty ka qenë e certefikuar me 20-25 dollar.", tha Berisha. 

 

Të fundit