Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkohet dorëheqja e Ramës/ Opozita proteston sot para Kuvendit

Kërkohet dorëheqja e Ramës/ Opozita proteston sot para Kuvendit

Opozita mban sot protestën e radhës kundër qeverisë Rama. Protesta do të zhvillohet para Kuvendit në orën 17:00, në të njëjtën kohë kur në Parlament zhvillohet seanca plenare.

Protesta ka si qëllim dorëheqjen e kryeministrti Edi Rama, pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Në dosjen hetimore të ish-zyrtarit përmendet edhe emri i Ramës si mik i ngushtë i McGonigal, të cilit dyshohet që kryeministrit t’i ketë dhënë 220 mijë dollarë nëpërmjet Agron Nezës dhe Dorian Duçkës (Personi A dhe Personi B).

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha nga protesta e së shtunës se protestat do të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Ramës nga qeveria.

Seanca e sotme plenare pritet të shoqërohet edhe me debate, pasi në dy seancat e fundit maxhoranca ka përdorur ‘diktat’, duke përjashtuar deputetët demokratë dhe duke e miratuar rendin e ditës pa votat e opozitës.

Të fundit