Flash News

Ditari i Opozitës

Paralajmërimi i Bardhit: Protestë para parlamentit ditën e seancës për imunitetin e Ballukut

Paralajmërimi i Bardhit: Protestë para parlamentit ditën e

Kreu i grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi paralajmëroi sot se ditën e shqyrtimit të kërkesës për imunitetin e Belinda Ballukut, opozita do të thërrasë një protestë para Kuvendit. 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama po mbron veten nëpërmjet Ballukut dhe shkarkimi i saj ishte i detyruar pasi humbi betejën në Gjykatën Kushtetuese.

“ Ditën që Kuvendi do vendosë për imunitetin e Belinda Ballukut, PD do thërrasë një protestë para Kuvendit të Shqipërisë. Nëse ka një skenar ku mazhoranca do bëhet bunker i imunitetit të Ballukut atëherë edhe opozita do e trajtojë dhe do e kthejë atë në një bunker. Pra ditën që do mbahet seanca për imunitetin, qytetarët janë të ftuar të protestojnë para Parlamentit. Opozita e ka kërkuar që në dhjetor heqjen e imunitetit dhe duhet të ishte bërë që atëherë. Seanca e radhës e parashikuar për këtë është ajo e 12 marsit të këtij viti.

Shkarkimi i Ballukut është rrjedhojë e dështimit të Edi Ramës në Gjykatën Kushtetuese me vendimin. Kishte dy muaj që Rama e mbronte dhe ne e denonconim, por dështimi me vendimin e Kushtetueses solli edhe shkarkimin. Rama e kemi thënë, nuk mbron Ballukun, por po mbron veten e tij dhe kjo faktohet edhe nga përgjimet që Prokuroria ka sjell në Kuvend. Por gjithashtu është edhe peng i Ballukut ndaj edhe po e mbron në përballjen me drejtësinë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se sot Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend raportin e nxjerrë nga Këshilli i Mandateve, për dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

Në një konferencë për mediat, kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, deklaroi se prokuroria ka dokumentuar prova për abuzim me detyrën dhe paracaktim të garës në 11 procedura tenderuese me vlerë rreth 1.1 miliard euro. Sipas tij, hetimet sugjerojnë dëm financiar për shtetin dhe rrezik penal për ish-zyrtaren.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit