Flash News

Ditari i Opozitës

PD letër KQZ-së: Projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të votave të aplikohet në këto dy qarqe

PD letër KQZ-së: Projekti pilot për votimin dhe numërimin
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i kërkon që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të votave të aplikohet në qarqet Fier dhe Korçë.

“Z. Komisioner. Në përgjigje të shkresës suaj nr. 2646. datë 28. 12.2020 mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë, ju bëjmë me dije se opinioni i Partisë Demokratike është që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik të realizohet në qarqet Fier dhe Korçë”, thuhet në letrën që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Disa ditë më parë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u dërgoi letër partive për implementimin e teknologjisë në zgjedhjet 2021, ku nënvizoi se projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje do zbatohet në 20% të zonave.

PD letër KQZ-së: Projekti pilot për votimin dhe numërimin

 

Të fundit