Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: U etiketuam me të gjitha format, koha provoi se jemi proamerikanët e vërtetë

PD mbledh Këshillin Kombëtar, Berisha: U etiketuam me të gjitha

Partia Demokratike ka mbledhur këtë pasdite Këshillin Kombëtar në vijim të aksionit politik opozitar.

Në fjalën e tij, kreu i PD, Sali Berisha tha se PD është etiketuar prej kohësh si antieuropiane apo proamerikane, por koha provoi të kundërtën, edhe fal rezistencës së treguar.

Berisha: Ne bëmë një zgjedhje epike. Ne vendosëm të qëndrojmë. Të gjithë ishim tokësor, të gjithë vdekatar, të gjithë njerëz të cilët ishin përpjekur në një mënyrë apo një tjetër të qëndronim për ato parime dhe vlera që besonim. Të gjithë plotësisht të vendosur dhe me besim në vokacionin tonë perëndimor dhe ne u gjetëm në mes të një cikloni nga një qeveri që nuk ka asnjë princip. Në bashkëpunim me tradhtarë të kombit më të madh, SHBA-së, në bashkëpunim me diplomatë të korruptuar deri në palcë, të cilët na sulmonin vetëm e vetëm që i gjithë pushteti ti përkiste një njeriu, Edi Ramës.

U etiketuam me të gjitha format, antiamerikanë, koha provoi se ne ishim dhe mbetemi proamerikanët e vërtetë në këtë vend.

U etiketuam antieuropian, koha tregoi se ashtu siç u themeluam, qëndruam si parti e vokacionit perëndimor.

U etiketuam me të gjitha epitetet, por ne nuk u mposhtëm. A ishim ne prej shkëmbi, jo, ne nuk jemi shkëmb, por më e fortë se shkëmbi, se çeliku, se çdo gjë tjetër janë idealet që ne besojmë. Dhe kjo është arsyeja që ju këtu, ata që na mbështesin ne, u ngritën në këmbë, nuk u mposhtëm, nuk u përkulën nuk u dorëzuan. Refuzuan çdo kërcënim, shantazh.

Ndaj dhe unë u them ju; kjo provë e madhe na faktoi ne, nuk po them na farkëtoi, se ne ishim, por na faktoi  njerëz të pamposhtur në idealet tona.

Të fundit