Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh Kryesinë para Kuvendit Kombëtar, në fokus ndryshimet në statut dhe emrat e rinj

PD mbledh Kryesinë para Kuvendit Kombëtar, në fokus ndryshimet

Partia Demokratike do të zhvillojë të mërkurën mbledhjen e Kryesisë, vetëm pak ditë përpara Kuvendit Kombëtar të 30 majit.

Njoftimi u është shpërndarë anëtarëve të Kryesisë nga drejtuesit e partisë, ndërsa takimi konsiderohet i rëndësishëm për vendimmarrjet organizative dhe politike të selisë blu në prag të forumit më të lartë të partisë.

Mbledhja do të nisë në orën 19:00 dhe në qendër të diskutimeve do të jenë ndryshimet në statut, lista e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, si dhe përgatitjet organizative për Kuvendin Kombëtar.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Të mërkurën, datë 27 Maj 2026, ora 19:00, do të zhvillojmë mbledhjen e kryesisë së PD, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i propozimeve të grupit të punës për ndryshimet në Statut.

2. Shqyrtimi i propozimeve të Kryetarit të Partisë, për listën e kandidatëve që do i propozohen Kuvendit Kombëtar për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.

3. Masat organizative për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 30 Maj 2026.

4. Të tjera

Të fundit