Flash News

Ditari i Opozitës

PD mbledh sot Kryesinë para Kuvendit Kombëtar, çfarë do të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë para Kuvendit Kombëtar, çfarë do

Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë. Mbledhja do të mbahet në orën 19:00, në selinë blu.

Në takim do të diskutohet shqyrtimi i ndryshimeve në statut, propozimet për përbërjen e organeve drejtuese si dhe masat organizative për Kuvendin Kombëtar, i cili do të mblidhet më 30 maj.

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Të mërkurën, datë 27 Maj 2026, ora 19:00, do të zhvillojmë mbledhjen e kryesisë së PD, me këtë rend dite:

1. Shqyrtimi i propozimeve të grupit të punës për ndryshimet në Statut.

2. Shqyrtimi i propozimeve të Kryetarit të Partisë, për listën e kandidatëve që do i propozohen Kuvendit Kombëtar për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD.

3. Masat organizative për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të datës 30 Maj 2026”, thuhet në mesazh.

Të fundit