Flash News

Ditari i Opozitës

PD shkresë Kuvendit, kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Të diskutohet raporti i Parlamentit Evropian

PD shkresë Kuvendit, kërkon ndryshimin e rendit të ditës:

Kuvendi do të mblidhet sot në seancën plenare të radhës.

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës dhe futjen për diskutim të raportit të miratuar nga Parlamenti Evropian për Shqipërinë.

Dokumenti ngrinte shqetësime për disa fusha kyçe. Në aspektin e procesit zgjedhor, raporti përmend probleme që lidhen me barazinë e kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presione ndaj votuesve, duke kërkuar reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

Raporti i referohej edhe imunitetit parlamentar, ku thekson se çdo vendim i lidhur me imunitetit duhet të jetë në përputhje me dispozitat ligjore, pa ndërhyrje politike, çka korrespondon me refuzimin që mazhoranca i bën heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut, e akuzuar për korrupsion me tenderat publikë.

PD shkresë Kuvendit, kërkon ndryshimin e rendit të ditës:

Të fundit