Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimet dhe rrëzimi i komisioneve, deputetët demokratë braktisin komisionin: Ju nuk doni opozitë

Përjashtimet dhe rrëzimi i komisioneve, deputetët demokratë

Deputetët e Partisë Demokratike, Helidon Bushati dhe Xhelal Mziu, kanë braktisur mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese.

Arsyeja e largimit nga mbledhja ka qenë përjashtimi i deputetëve të opozitës  nga seancat plenare si edhe rrëzimi i komisioneve hetimore të kërkuara nga deputetët demokratë.

Mziu dhe Bushatin e konsideruan turp përjashtimin, teksa iu drejtua maxhorancës duke i thënë se nuk kërkon opozitë, pasi kjo e fundit i përball me aferat.

"Është turp kjo që ndodh. Keni përjashtuar kolegët. E bëni këtë, pasi nuk doni zë kundër. Ju nuk e doni opozitën, sepse ju përball me aferat dhe korrupsionin tuaj. Në këto kushte, nuk mund të ketë sjellje e as mbledhje normale", kanë thënë deputetët.

Të fundit