Flash News

Ditari i Opozitës

Kërkesa për përjashtimin e demokratëve, Boçi: Rama kërkon t’i fikë zërin opozitës, komisioni shkeli rregulloren

Kërkesa për përjashtimin e demokratëve, Boçi: Rama

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur në një deklaratë për mediat pas daljes nga Komisioni i Votimit dhe Etikës ku u vendos mbledhja me dyer të mbyllura për të shqyrtuar kërkesën për përjashtimin e 10 deputetëve demokratë.

Boçi tha se e gjithë mbledhja e caktuar sot nuk është asgjë tjetër veçse një gjyq politik për demokratët. Ai u shpreh se seanca duhej të zhvillohej e hapur për publikun dhe mediat që secili të dëgjojë argumentat e deputetëve mbi kërkesën e socialistëve.

Demokrati shtoi se Rama kërkon t’i mbyllë gojën opozitës pas shpërthimit të skandalit ‘McGonigal’.

“Kemi kërkuar që ky gjyq politik të zhvillohet i hapur ndaj mediave, me qëllim që opinioni publik të dëgjojë argumentet. Në vazhdën e synimeve, po vijon një terron i parapare. Kërkohet të fiket zëri i qytetarëve. Kërkohet që ky zë mos të transmetohet, ndërkohë që rregullorja e a përcaktuar hapur se mbledhjet bëhen të hapura. Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga sekretariati, që e ka bërë antietik mbledhjen. Në momentin e dorëzimit të kërkesës, kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve.

Të gjitha bëhen me urdhra politike. Është matematikë e Edi Ramës, që opozitës t’i fiket zëri. E ka bërë me ndërkombëtarët, skandali ka plasur me McGonigal, e ka bërë në vazhdimësi përgjatë këtyre dhjetë viteve me një terror politik të paparë dhe vazhdon ta bëjë në parlament duke kërkuar të fikë zërin e qytetarëve sepse zëri i deputetëve është zëri i qytetarëve. Të gjitha bëhen me urdhra politike. Është matematikë e Edi Ramës, që opozitës t’i fiket zëri. E drejta jonë është refuzuar në vazhdimësi. Deputetët mund të dalin në grup përballë foltores. Nuk kemi bllokuar foltore. Do vazhdojmë apo jo të bllokojmë foltore, kjo nuk është pyetja e duhur. Kjo e drejtë nuk mund të na mohohet”, tha Boçi.

 

Të fundit