Flash News

Ditari i Opozitës

PS kërkon përjashtimin e demokratëve, PD rendit shkeljet: Baftjar Zeqaj firmosi pasi votoi

PS kërkon përjashtimin e demokratëve, PD rendit shkeljet: Baftjar

Komisioni i Etikës dhe Votimit do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve për përjashtimin e 6 deputetëve demokratë nga seancat plenare të Kuvendit dhe komisionet parlamentare. Deputetë të PS kërkojnë përjashtimin e 6 deputetëve të tjerë të opozitës.

Kërkesa mban firmëtar të parë Baftjar Zeqajn i cili u kap nga media duke shkelur Rregulloren e Parlamentit pasi votoi hapur për kolegen socialiste e cila nuk ndodhej në seancë.

 PS kërkon përjashtimin e demokratëve, PD rendit shkeljet: BaftjarPS kërkon përjashtimin e demokratëve, PD rendit shkeljet: Baftjar

Me këtë kërkesë rreth gjysma e grupit parlamentar të PD është përjashtuar nga seancat e fundit parlamentare. Seancën e së enjtes nuk do të jenë prezentë 8 deputetë mes tyre Kryetari i PD Sali Berisha dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka.

Me një akt të papreçedentë, socialistët në mungesë argumentash mbrojtës për skandalin e lidhjeve korruptive të Edi Ramës dhe McGonigal, kanë zgjedhur që çdo seancë të përjashtojnë deputetë të opozitës.

Socialistët sërish në shkelje kërkojnë mbledhjen e Sekretariatit jashtë afatit, 4 ditë pas dorëzimit të kërkesës.

Sipas Rregullores, sekretariati duhej të ishte mbledhur 48 orë pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve socialistë, pra më datë 19 shkurt.

PS kërkon përjashtimin e demokratëve, PD rendit shkeljet: Baftjar

Sekretariati për Proçedurat dhe Votimet e pritet të përjashtojë deputetët e PD.

1.      Edmond Spaho

2.      Elda Hoti

3.      Sorina Koti

4.      Oerd Bylykbashi

5.      Lindita Metaliaj

6.      Greta Bardeli

 

Të fundit