Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i deputetëve për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha: Nikolla merr urdhra nga Rama

Përjashtimi i deputetëve për 10 ditë nga Kuvendi, Berisha:

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për mediat pas takimit me kryesinë e Partisë Demokratike.

Berisha pas takimit me deputetët dhe Bardhin ka komentuar përjashtimin e deputetëve të Opozitës për 10 ditë nga Kuvendi.

Berisha tha se qeveria po bën gjithçka për të shtypur të drejtat e opozitës.

Absurde, të pabazuar, tërësisht në shkelje flagrante të rregullores, të përjashtimit të disa deputetëve nga Edi Rama, sepse ua kam thënë dhe ua them prap, ky është Linda e Parlamentit, është një automat që merr udhëzime vetëm nga Edi Rama.
Pa i paralajmëruar asnjëherë, pa asnjë masë paraprake, direkt përjashtimin, tregon edhe njëherë qëndrimin armiqësor të Edi Ramës ndaj opozitës.
U diskutua gjerësisht kjo situatë, në të cilën opozita konstaton se qeveria bën gjithçka për të shtypur çdo të drejtë të opozitës.”, tha Berisha.

Të fundit