Flash News

Ditari i Opozitës

"Përjashtimi i deputetëve të opozitës në ditën që votohet rezoluta", Zhupa: I papranueshëm!

"Përjashtimi i deputetëve të opozitës në

Deputetja demokrate Ina Zhupa në seancën parlamentare të sotshme, u shpreh se është i papranueshëm vendimi për të mbajtur të përjashtuar tetë deputetët e opozitës edhe në ditën e votimit të rezolutës.

Zhupa shprehet se do ishte në nderin e këtij parlamenti që të dali me 140 vota pro Kosovës dhe të mos ketë asnjë rresht në lajmet e kësaj ditë që thonë ‘përveç tetë të përjashtuarve’ politik të kësaj mazhorance.

“Ajo që doja të thoja është se në frymën e kësaj seance që ne kishim dakordësuarnjë rezolutë të përbashkët për Kosovë, që në fillim doja t’ju kërkoja që në këtë frymë ju të rikonsideronit vendimarrjen tuaj politike për përjashtimin politik të tetë deputetëve të opozitës dhe t’i lejonit që të vijnë të votojnë rezolutë e Kosovës.

Është në nderin e këtij parlamenti që të dali me 140 vota pro Kosovës dhe të mos ketë asnjë rresht në lajmet e kësaj ditë që thonë ‘përveç tetë të përjashtuarve’ politik të kësaj mazhorance.

Ky është në tagrat tuaj dhe ju mund ta konsideroni si një shenjë për të mos u ndarë, në këtë që jemi bashkuar me shumë përpjekje dhe mundim pasi ju nuk pranonit,  që të fusni emrin e Serbisë Brenda rezolutës, ju nuk pranonit qëndrimin e Kosovës, por e arritëm.

Dhe për aq kohë sa e arritëm falë opozitës, atëherë duhet të ishim të gjithë bashkë, që ky parlament të jetë njëzëri pro Kosovës.”, ka thënë Zhupa.

Të fundit