Flash News

Ditari i Opozitës

"Përmbysi kupën e popullit mikpritës", Balliu: Macron kërcënoi Kosovën në kryeqytetin ku i'u dha pavarësia

"Përmbysi kupën e popullit mikpritës", Balliu: Macron

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu është shprehur se presidenti francez Emmanuel Macron me deklaratën që bëri ditën e sotme për pezullimin e vizave“mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën”.

Në një postim në Facebook, Balliu e quan Macronin si mysafirin që përmbysi kupën e popullit mikpritës.

Postimi i plotë:

Macroni, mysafiri që përmbysi kupën e popullit mikpritës
Presidenti Francez në vijim të traditës shekullore të shtetit të tij e mbrojti Serbinë në mes të Tiranës duke kërcënuar Kosovën me bllokim të vizave integruese në Evropë. Kjo u bë në kryeqytetin e kombit shqiptar, ku një President Amerikan George Ë Bush dha pavarsinë e Kosovës. Kjo është një diferencë dramatike. Qeveria shqiptare dhe politika e saj e jashtme dhe politika kombëtare duhet të jenë të ndërgjegjshëm se mbrojtësi më i madh në BE i qëndrimeve Serbe është Franca. Pavarësisht nga antarësia në NATO ajo nuk e pengon veten të furnizojë me armë Serbinë dhe të krijojë në çdo tryezë diplomatike aspektin sentimental ndaj Serbisë.
Nuk duhet të ketë një shqiptar të vetëm kudo që ndodhet të mos e di dhe vlerësojë këtë raport politik historik të Francës me Serbinë deri tek Rusia. Është një inventar i gjatë datash të tmerrit shqiptar nga qëndrimet franko sllave dhe prandaj Rama është ky shërbëtor i bindur i Vuçiçit,mos kërkoni burim tjetër të së vërtetës.

 

Të fundit