Flash News

Ditari i Opozitës

“Pezullimi” i vizave për Kosovën, Berisha: Prisja që Macron të njoftonte sanksione ndaj Serbisë

“Pezullimi” i vizave për Kosovën, Berisha: Prisja që

Kreu i demokratëve Sali Berisha komentoi “kërcënimin” e presidentit Emmanuel Macron ndaj Kosovës, pasi tha që Franca do të pezullojë liberalizimin e vizave, nëse Prishtina nuk mban fjalën.

Nga Kuvendi pas mbledhjes së grupit Berisha tha se priste që Macron të sanksiononte Serbinë. Ai tha se nëse duan që të zgjidhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë, duhet t’i vlerësojnë gjërat me objektivitet.

Berisha: Prisja që presidenti i respektuar francez të njoftonte sanksione ndaj Serbisë, por politika e sanksionimit të viktimës, nuk mendoj se është një politikë që mund ti shërbejë avancimit të problemit. Ballkani ky është, por të mendohet se mund të ecet me ‘locus mi’oris' rezistence nuk funksionon. U provua kjo. Ai që kryen një agresion, që kryen akt terrorist, stërvit terrorist, i pajis me mjete ushtarake, dhe nuk e ka dënuar, shpall zinë.

Nëse duam të zgjidhim problemin ti vlerësojmë gjërat me objektivitet. Presidenti Macron ka pasur një problem me vizat dhe para 3 vitesh, problemi i tij kryesor ishte krimi i organizuar shqiptar, të cilin e siguroj presidentin se ka vetëm një kokë meduze dhe ai është Edi Rama. Kjo është e vërteta. Kosova ka një kriminalitet shumë herë më të ulët, ua them, shumë herë më të ulët se Shqipëria. Ka, nuk them që nuk ka krim të organizuar, por Shqipëria është ku e ku.

 

Të fundit