Flash News

Ditari i Opozitës

Policia sulmon protestuesit, Noka: Skënder Balluku është kamikaz politik

Policia sulmon protestuesit, Noka: Skënder Balluku është kamikaz

Sekretari i Përgjithshëm i Partia Demokratike, Flamur Noka, ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë protestës së opozitës në Tiranë, ku akuzoi qeverinë për presion ndaj qytetarëve dhe policisë.

Noka deklaroi se e drejta për protestë është kushtetuese dhe u bëri thirrje efektivëve të policisë të mos përballen me qytetarët, por të bashkohen me ta.

Sipas tij, policët janë viktima të pushtetit dhe po përdoren përballë protestuesve.

Noka: E drejta e protestës është e drejtë kushtetuese. Në paligjshmëri janë urdhër-dhënësit e tyre, këta policët e thjeshtë janë viktima të bandës së pushtetit. Asgjë nuk e ndal marshimin tonë. Ne u bëjmë thirrje policëve të bashkohen me qytetarët se këta janë të vjedhur sa ç’është çdo shqiptar.

Këta janë të vjedhur nga Mirlinda dhe Belinda. Këta punojnë për bukën e gojës, ndërkohë Mirlinda vjedh miliona euro. Dhe ajo rri në shtëpi, këta rrinë e përballen me motrat dhe vëllezërit te tyre. Ndaj u bëj thirrje të hapin rrugën, të mos i shërbejnë Skënder Ballukut, por t’i shërbejnë ligjit. Hapuni. Do vazhdojmë marshimin pa asnjë diskutim. Marshimi është i pandalshëm.

Është emëruar drejtor Skënder Bistri apo Skënder Ballukut. Ne do t’ia nxjerrim edhe vilat edhe gjërat që i ka andej nga Farka, po avash- avash, Skënder hajdutit. Kështu që ne nuk na ndalon. Ai është kamikazi politik i regjimit.

 

Të fundit