Flash News

Ditari i Opozitës

Policia shkon serish në kompaninë e deputetit Agron Shehaj

Policia shkon serish në kompaninë e deputetit Agron Shehaj

Forcat e policisë janë parë sërish në ambientet e kompanisë së deputetit demokrat, Agron Shehaj, bëjnë të ditur burime për Politiko.al.

Edhe disa javë më parë, policia ka ndërmarrë një aksion duke e bllokuar kompaninë e deputetit në Tiranë me argumentin se ushtronte aktivitetin në një godinë pa leje, ku dhe nisën procedurat ligjore nga ana e IKMT-së.

Sipas Shehajt asokohe policia ka sekuestruar ambientet në të cilat operonte, pa asnjë leje apo urdhër nga Prokuroria.

Ai ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është ai i cili qëndron pas këtij akti dhe se kërkon që me këto veprime dhe përdorimin e policisë, t’i mbyllë gojën atij dhe kujtdo deputeti të opozitës që ngre zërin kundër qeverisë.

 

 

Të fundit