Flash News

Ditari i Opozitës

Procesi ndaj Berishës, Bumçi: Shkelje e hapur e Kushtetutës për të goditur opozitën

Procesi ndaj Berishës, Bumçi: Shkelje e hapur e Kushtetutës

Anëtari i kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi foli për procesin gjyqësor ndaj kryedemokratit Sali Berisha për çështjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Për Ora News, Bumçi u shpreh se procesi ndaj Berishës është shkelje e hapur e Kushtetutës për të goditur opozitën.

"Për t'ja bërë të qartë qytetarëve, se cfarë po ndodh është një shkelje e hapur me vetëdije pra me vullnet e kushtetutës së Shqipërisë, e ligjit të këtij vendi dhe e marrjes së kompetencave të parlamentit për të goditur opozitën. Shtyhet sërish seanca për Berishën, avokatja e ish-kryeministrit e caktuar nga shteti njofton orarin e ri

Nuk ka këtu asnjë vend për interpretim tjetër dhe këmbëngulja e gjykatës kur edi ligjin të vijojë në këtë drejtim është një mesazh shumë i keq për këtë shoqëri. Në kushtetutën e Shqipërisë dhe në kodin e procedurës penale është e shkruar që kufizimi i lirisë në cdo lloj forme dhe pastaj kodi i procedurës penale e thotë ndalimi për ta dalë jashtë vendit, detyrimi për tu paraqitur e me radhë janë forma të kufizimit të lirisë.

Pra gjykata nuk mundet ti kufizojë lirinë një deputeti përvec se duke marrë miratimin e kuvendit për këtë gjë", tha Bumçi.

Të fundit