Flash News

Ditari i Opozitës

“Protesta, arma më e fuqishme”, Baçi: Rama fshihet si mi, parlamenti ka një kryetare kukull

“Protesta, arma më e fuqishme”, Baçi: Rama fshihet si

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka dhënë një intervistë për “Panorama TV”, ku ka folur në lidhje me protestën e 11 shkurtit, si një pikënisje, por dhe si armën më të fuqishme kundër pushtetit.

"Protesta ishte e qytetarëve e kërkuar nga qytetarët me një mesazh shumë të qartë, po flitet nga analistë të ndryshëm duke e anatemuar protestën si një veprim të opozitës që nuk sjell gjë por ajo është arma më e fuqishme e opozitës që përdor kundër pushtetit, ajo ishte masive me pjesëmarrje, kjo bën diferencën.

Ishte protestë e parë dhe do të vazhdojë protesta nuk bëhet për të rrëzuar Ramën se ai fshihet si mi nëpër vrima, ne e dimë mirë këtë që qeveria bie me votë por protestat janë mjet se nuk ka mbetur gjë tjetër", tha Baçi.

Baçi u shpreh dhe për vendimin e përjashtimit të disa deputetëve të opozitës nga seancat parlamentare

"Rama më te vetët mundohet të mbyllë cdo hapësirë të na pengojë të komunikojmë, parlamentin e ka uzurpar nga një kryetare kukull që shkel rregullat përditë. Sot që ne flasim kemi një seancë të rëndësishme sepse sjellim shqetësimet e qytetarëve në parlament. E vetmja gjë që kemi është fjala por Rama na e mori. Kishim katër deputet që të përjashtuar tashmë janë tetë deputetë me një vendim absurd të përjashtuar me një vendim qesharak se janë shqetësuar kur në folëm më radhë", tha deputeti i PD.

Të fundit