Ditari i Opozitës

Protesta e 11 shkurtit, Hajdari: Qytetarët duhet ta shporrin Edi Ramën!

Protesta e 11 shkurtit, Hajdari: Qytetarët duhet ta shporrin Edi

Rudina Hajdari e sheh protestën e thirrur nga opozita më 11 shkurt, si një mundësi që qytetarët të shprehin mllefin ndaj Edi Ramës.

E ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, Hajdari tha se qytetarët të cilët e shohin ikjen si të vetmen mundësi, duhet të shporrin Ramën.

“Është e dukshme që kohët e fundit halli i shqiptarëve është jo vetëm të heqin Edi Ramën, por ta heqin një kohë e më parë. Qytetarët shqiptarë janë duke kaluar një depresion në të gjtha kuptimet e saj. E shikojnë ikjen si e vetmja alternativë. Ata duhet ta shporrin Edi Ramën një sekondë e më parë.

McGonigal ishte skenar i qartë i Edi Ramës për të rrënuar opozitën. Nuk e di pse është kjo pritshmëria e lartë për protestat. Protesta është një lloj mekanizmi matës se deri ku është mllefi i qytetarëve ndaj qeverisë”, tha Hajdari.

Të fundit