Flash News

Ditari i Opozitës

Protesta e 3 marsit, Meta: Opozita dhe qytetarët janë bashkë në mbrojtje të pluralizmit

Protesta e 3 marsit, Meta: Opozita dhe qytetarët janë bashkë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në mbledhjen e zhvilluar me Kryesinë e Partisë së Lirisë i bëri thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë në protestën e 3 marsit përballë Kryeministrisë.

Meta theksoi se protesta është në mbrojtje të votës së lirë dhe të pluralizmit.

“Ndaj ju ftoj të gjithëve që në 3 mars së bashku me PD dhe qytetarët shqiptarë të themi fjalën e plotë në mbrojtje të lirisë e pluralizmit dhe të japim mesazh të qartë që shqiptarët të mos lëngojnë më. Ti japim fund tranzicionit.

Jemi të bindur për fitoren e opozitës, për fitoren e 14 majit. Dhe do të jetë garantë që në këto Këshilla do të flasin vetë qytetarët dhe do të arrin zgjidhje shqetësimet e qytetarëve”, tha Meta.

 

Të fundit